Vendosni fjalën kyçe....

Donin ta grabisnin, dy adoleshentët i hedhin spraj lotsjellës dhe dhunojnë të moshuarën në Lushnjë


Dy adoleshentë në Lushnjë janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë dhunuar një të moshuar, të cilën tentuan ta grabisnin në banesën e saj.

Siç bën me dije policia, një 18-vjeçar me inicialet J.K dhe një 16-vjeçare me inicialet K.B kanë hyrë dje në banesën e 64-vjeçares me inicialet L. Z., në lagjen “18 Tetori”.

Pasi janë futur në banesë, ata i kanë hedhur të moshuarës sprajt lotsjellës në fytyrë si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Dy të rinjtë e mbyllën 64-vjeçaren në një dhomë dhe kanë vijuar që të kontrollojnë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Policia thotë se i ka arrestuar dy adoleshentët dhe se ka sekuestruar si provë material sprajin lotsjellës.

DETAJET E POLICISË

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.

Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:

  1. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *