Tetë persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 46-86 vjeç.
Nga 3761 testime të kryera janë gjetur 896 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në katër spitalet covit në Tiranë po trajtohen 309 pacientë, me 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.