Autoritetet italiane kanë vënë më në fund në pranga Domenico Cracolic, një nga anëtarët më të rrezikshëm të Ndranghetës.
Siç shkruajnë mediet italiane, ai u kap në një vilë të izoluar në fshatin e Maid, në zonën Catanzaro.
Ai i kishte shpëtuar kapjes më 19 dhjetor 2019 gjatë operacionit “Rinascita-Scott”.
Kohët e fundit, pikërisht për shkak të veprimtarisë së tij kriminale dhe faktit që ka qëndruar i fshehur për një kohë të gjatë, ai u përfshi në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm në Itali.
Hetimet, të cilat filluan menjëherë pasi ai nuk u kap natën e 19 dhjetorit 2019, u vështirësuan pasi i arratisuri duke lëvizur në një territor të njohur për të, arriti të ngatërrojë dhe mbulojë gjurmët e tij.
Rrethi ama u ngushtua gradualisht deri në kapejn e tij mbrëmjen e kaluar, ku ai u zu në befasi ndërsa flinte gjumë dhe nuk bëri fare rezistencë.
Ai u dërgua në burgun Vibo Valentia.