Janë konfirmuar në Kosovë rastet e para të llojit britanik të Covid-19.
Njoftimi është bërë nga ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, i cili pohoi se nga 30 mostrat e dërguara për analizë jashtë vendit, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive për këtë lloj virusi.
“Ditëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dërguar 30 mostra për testim në Berlin të Gjermanisë me qëllim të hulumtimit rreth pranisë së varianteve të reja të koronavirusit në Kosovë pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të tjera të botës. Nga interesimi jonë i përgjithshëm rezultatet e këtyre analizave kanë treguar se tri mostra kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik B117. Ky variant e dini është raportuar për herë të parë më 14 dhjetor 2020 dhe ne si Republikë e Kosovës menjëherë kemi marrë masat duke pezulluar të gjitha fluturimet me këtë shtet.” – tha ndër të tjera Zemaj.