Vendosni fjalën kyçe....

Koordinatori për Zgjerimin, Michael Gahler: Qeveria në Tiranë të mos provokojë e të mos përgojojë BE-në


Eurodeputeti Michael Gahler, i cili është Koordinator për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, ka ngritur kritika ndaj qeverisë shqiptare lidhur me qëndrimin e saj ndaj Bashkimit Europian.

Pasi përmend kushtet e papërmbushura për hapjen e negociatave në një postim në Facebook, Gahler thotë se qeveria shqiptare nuk duhet të provokojë e as të përgojojë BE-në e të mohojë kushtet, por që t’i plotësojë ato.

KOMENTI I GAHLER

Për ata miq të FB-së që interesohen për zhvillimet në Shqipëri:

Kur bëhet fjalë për detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë para fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie Europiane, nuk duhet të frustrohen shumë dhe për shumë kohë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte:

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish-magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE-në për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çështjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *