Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për programin ekonomik të LSI-së: Shqiptarët do kenë më shumë para në xhepin e tyre (VIDEO)


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një spot promovues për programin e partisë së saj për zgjedhjet e 25 prillit.

“Është koha që shqiptarët të kenë më shumë para në xhepin e tyre, për t’i ndihmuar që të përballojnë koston e lartë të jetesës.

Programi i LSI për rimbursimin e 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje do ta bëjë këtë të mundur. #ShqipëriaShtëpiaJuaj.”– shkruan zonja Kryemadhi krahas videos.

Sipas kryetares së LSI-së, me anë të programit ekonomik të LSI-së, shqiptarët do kenë më shumë para në xhepat e tyre. Ajo shprehet se taksat e ulëta dhe hapja e ekonomisë do të sjellin më shumë investime dhe më shumë punësim në vend.

“Taksat e larta, monopolet, mungesa e investimeve, e kanë mbytur ekonominë. Largimet masive nga vendi ndodhin sepse rinia nuk sheh mundësi punësimi e jetese në Shqipëri. Plani ynë synon të ulë taksat për të gjithë shqiptarët dhe të nxisë mundësitë për biznes, investime dhe punësim.

Kemi rënë dakord me partnerët në opozitë, për taksën e sheshtë 9% por do të përjashtojmë nga çdo taksë, ata me të ardhura deri nën 35 mijë lekë në muaj.

Ekonomia duhet formalizuar, që të gjithë të jemi të barabartë përpara mundësive dhe detyrimeve ndaj shoqërisë. Me programin tonë të rimbursimit të 5% të çdo blerjeje me faturë, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike, do të krijojmë mundësinë të formalizojmë konsumin dhe t’i krijojmë familjeve një pagë shtesë në fund të çdo viti.

Ky formalizim në partneritet me biznesin, do të sjellë një vlerë të shtuar në buxhetin e shtetit, e cila do të futet në qarkullimin ekonomik dhe do të krijojë punësim dhe mirëqenie.

Taksat e ulëta dhe hapja e ekonomisë do të sjellin më shumë investime dhe më shumë punësim. Ne e mbajmë fjalën! Shqipëria do të bëhet shtëpia juaj.”– thotë Kryemadhi në spot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *