Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takime në Tiranë: Shqiptarët po shikojnë një dritë shprese, programi ynë do çlirojë ekonominë


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka thënë sot se LSI-ja ka prezantuar 5 ide të reja që nuk kanë asnjë ndikim në  buxhet.

Gjatë një takimi me qytetarët në njësinë 5 në Tiranë, ajo tha se propozimet e forcës politike që drejton ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin ekonomik të tyre.

“LSI solli 5 ide të reja. Pesë ide të reja shumë të thjeshta. Nuk kanë absolutisht asnjë lloj impakti në buxhet, pra nuk i kushtojnë buxhetit të shtetit, nuk i kushtojnë xhepave të shqiptarëve. Përkundrazi, shtojnë para në xhepin e shqiptarëve, shtojnë para në buxhetin e shtetit, çlirojnë ekonominë shqiptare, krijojnë hapësira investime, e bëjnë vetë shtetin shqiptar dhe politikën për të pasur një vizion. Dhe kjo lloj ndjesi pozitive dhe komoditeti që më kanë dhënë, më krijoi një lloj besimi për ta vazhduar, për ta implementuar dhe për të vazhduar për të folur me njerëzit për programin.” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se qytetarët, të rinjtë e vendit po shohin një dritë shpresë dhe se propozimet në programin e LSI-së do përmirësojnë ndjeshëm jetën e shqiptarëve pas 25 prillit.

“Ajo që është shumë e rëndësishme sot, është pozitiviteti dhe përthithja që po ndodh çdo ditë e më shumë nga brezi i ri dhe nga ai kontigjent njerëzish që janë të shkolluar dhe po shikojnë një dritë shprese. Unë jam shumë e kënaqur sepse sot ndërkohë që isha me punonjës të bankave të nivelit të dytë, apo edhe biznesmenë, njerëz të shkolluar për ekonomi, thanë që ne e kishim bërë në plan të largoheshim nga Shqipëria, por nëse ti na garanton që këto gjëra do të realizohen, këto janë gjëra të jashtëzakonshme, sepse nuk ka rëndësi të bësh gjëra të mëdha, apo shpenzime shumë të mëdha.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *