Vendosni fjalën kyçe....

Një ndjesë publike për Besnik Mustafajn


Dy ditë më parë Hashtag.al publikoi një shkrim në të cilin raportohej gabimisht se Besnik Mustafaj ishte propozuar dhe votuar nga maxhoranca socialiste si anëtari më i ri i Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Në mënyrë të paqëllimtë dhe duke keqkuptuar tekstin e njoftimit të Kuvendit, Hashtag.al raportoi si vendim atë që në fakt ishte një “projekt-vendim”.

Shkrimi u pasua me komente të forta dënuese ndaj zotit Mustafaj në rrjetet sociale dhe kjo është një arsye më tepër pse Hashtag.al bën këtë sqarim si ndjesë publike kundrejt zotit Mustafaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *