Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja mes titanëve të Teknologjisë – Pse Elon Musk dhe Jeff Bezos janë në konflikt


Beteja midis burrave më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk është ndezur edhe një herë mbi projektet e tyre rivale në hapësirë.

Kjo pasi SpaceX akuzoi Amazon se po përpiqet të dëmtojë konkurrencën. Në qendër të konfliktit të tyre është një përpjekje e SpaceX për të modifikuar licencën e saj për Starlink, një plejadë masive e satelitëve të internetit, nga të cilat SpaceX ka lëshuar tashmë më shumë se 900 satelitë.

Dy burrat më të pasur në planet u përfshinë në një debat publik të martën. Siç shkruan Daily Mail, Musk akuzoi Bezos-in se me projektin e tij Kuiper, po përpiqej të dëmtonte sipërmarrjen e tij ‘Starlink’, ndërsa shtoi se rivali ishte ‘vite larg ngritjes nga Toka’.

Bezos, i cili është më pak i aktiv në ‘Twitter’ sesa rivali i tij, tha se është në të vërtetë Musk ai që po përpiqet të ‘dëmtojë’ dhe ‘konkurrencën’ dhe shprehet se projekti i tij po krijon një ‘mjedis të rrezikshëm për përplasje’ në hapësirë.

Si nisi kjo

SpaceX po u kërkon zyrtarëve të Komisionit Federal të Komunikimit që ta lejojnë atë të zhvendosë disa nga satelitët e saj Starlink në lartësi më të ulëta sesa ishte planifikuar fillimisht. Por kjo mund t’i vendosë satelitët Starlink në rrugën e një konstelacioni tjetër, të quajtur Project Kuiper, që është propozuar nga Amazon. Kompania nuk ka lëshuar ende ndonjë satelit, por ajo ka siguruar një licencë për projektin.

Amazon është shprehur kundër kërkesës duke thënë se kjo do të ndërhyjë në satelitët e tjerë duke përfshirë satelitët e saj të internetit të cilët planifikon t’i lëshojë në orbitën e ulët të Tokës.

Në fakt dy titanët e teknologjisë për më shumë se një dekadë janë vënë ballë për ballë njëri-tjetrit në disa projekte, përfshirë misionet e tyre për të dërguar turistë në hapësirë.

Musk e ka quajtur Bezos një ‘kopjues‘ mbi disa nga sipërmarrjet e tij, ndërsa ky i fundit e ka tallur planin e të parit për të dërguar njerëz në planetin Mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *