Vendosni fjalën kyçe....

Pianistja e njohur ironizon Metën pas dekorimit të Ylli Bakës: Bravo Mr. President, të kemi njësh…rëndësi ka tallavaja


Pianistja Etrita Ibrahimi ka ironizuar presidentin Meta pas dekorimit që ky i fundit i bëri këngëtarit Ylli Baka.

Vajza e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, shkruan se ndërsa ajo dhe kolegët e saj studiojnë e punojnë orë e javë të tëra për të vënë në skenë koncert, askush nuk i vlerëson ashtu siç nuk është vlerësuar i ati e kolegët e tij, pasi nuk kanë klikime, ndërsa vlerësohet tallavaja.

Ajo e mbyll postimin duke shkruar” Bravo Mr. Presidenti, të kemi njësh.

“Domethënë na rroftë ne që studiojmë orë, ditë e javë të tëra për të realizuar një koncert si ai i yni që u transmetua mbrëmë në RTSH…! Po s’patëm miliona klikime, s’meritojmë asgjë…! Po mirë ne s’vlekemi hiç, po atyre si puna e babait tim, që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, si t’ia bëjmë?

Se titujt duhet t’ia kishit dhënë me kohë, por nuk duken as në horizont…! Apo s’ka rëndësi as kjo, se fundja kush janë ata..?! Se mos kanë miliona klikime…! E rëndësishme është tallavaja…ajo ka miliarda, jo vetëm miliona, klikime…! Bravo Mr. President…të kemi njësh, s’kam ç’them tjetër!!!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *