Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vorë, ku një 60-vjeçar ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.
Qytetari ka qenë duke punuar në banesën e tij dhe ka rënë nga kati i dytë.
“Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.