Vendosni fjalën kyçe....

Programi i PD-së/ Teliti shpjegon efektet e taksës së sheshtë dhe heqjen e taksës (VIDEO)


Pas komenteve të socialistëve për programin e PD-së, Dorian Teliti i cili është Shefi i Kabinetit të Lulzim Bashës ka shpjeguar disa pika të programit.

Teliti i cili ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD-së, ka shpjeguar në 30 sekonda taksën e sheshtë 9 përqind dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.

Teliti mori si shembull një rrogë 80 mijë lekësh të reja, që sipas tij, do ketë 2 mijë lekë të reja më shumë me taksën e sheshtë. Ai tha gjithashtu dhe se karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë.

Biseda e Telitit në video:

Përshëndetje Dori!
Përshëndetje Jona!

Pyetja: Çfarë përfitoj unë nga programi i Partisë Demokratike si specialist që kam vetëm pagën si burim të ardhurash?

Teliti: Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e shështë prej vetëm 9%. Jona sa e ke rrogën sot?

Përgjigja e Jonës: 80,000 lekë të reja.

Teliti: Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj.

Po makinë ke?

Jona: Po!
Teliti: Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.
Shumë faleminderit Dori!
Dori: Faleminderit ty! Dhe mos harro, në datën 25 prill, Shqipëria Fiton Ekonominë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *