Gjigantët e teknologjisë janë bërë rivalë të fuqishëm të qeverive, por ka dyshime mbi përfitimet për shoqërinë nga pozicionet e tyre monopole, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin vjetor Ekonomik Botëror, Davos.
“Ku është vija midis një biznesi të suksesshëm global, të shërbimeve dhe forcimit të të dhënave të mëdha – dhe përpjekjeve për të qeverisur ashpër dhe në mënyrë të njëanshme shoqërinë, zëvendësimin e institucioneve legjitime demokratike, kufizimin e të drejtës natyrore të dikujt për të vendosur vetë se si të jetojnë, çfarë të zgjedhin, çfarë qëndrimi kanë, të shprehur lirshëm?” – tha Putini.
“Ne e kemi parë këtë të gjithë tani në SHBA. Dhe të gjithë e kuptojnë se për çfarë po flas.” – shtoi ai.
Lideri rus me sa duket i referohej goditjes nga korporatat e Big Tech si Twitter, Facebook, Google, Apple dhe Amazon, kryesisht ndaj Donald Trump dhe mbështetësve të tij, gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.
Kompanitë, të cilat, sipas disa kritikëve, morën anën e kandidatit demokrat Joe Biden, bllokuan llogaritë e Presidentit Trump në mediat sociale me akuzat për nxitje të dhunës.