Një shpërthim është raportuar jashtë ambasadës izraelite në New Delhi, Indi. Shërbimet e urgjencës thanë se askush nuk është lënduar, por makinat afër janë dëmtuar.
Shërbimet e urgjencës kanë konfirmuar raportet e një shpërthimi jashtë ambasadës së Izraelit në Neë Delhi të premten në mbrëmje.
Shpërthimi thuhet të ketë ndodhur pranë një kryqëzimi, me burime policore që thonë se shpërthimi ka ndodhur duke përdorur një Pajisje Shpërthyese të Improvizuar (IED). Një zyrtar nga brigada e zjarrfikësve i tha medias se shërbimet e urgjencës u njoftuan për shpërthimin rreth orës 5.45 pasdite (12:15 GMT).
“Një pajisje e improvizuar me intensitet shumë të ulët shpërtheu. Asnjë dëmtim personi nuk u raportua dhe as nuk kishte ndonjë dëmtim të pronës përveç xhamave të tre automjeteve të parkuar afër që u thyen.” – tha shefi i policisë, Anil Mittal.
“Përshtypjet fillestare sugjerojnë se ishte një përpjekje e djallëzuar për të krijuar një rrëmujë.” – shtoi ai.
Pamjet video tregojnë rrugën e rrethuar nga forcat e rendit, të cilët janë vendosur në një numër të konsiderueshëm në afërsi të ambasadës.