Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: SHBA-ja dhe Evropa po largohen nga njëra-tjetra, Oqeani Atlantik zgjerohet çdo vit


Shkencëtarët kanë zbuluar se vargmalet në mes të oqeanit nën Oqeanin Atlantik duket se luajnë një rol shumë më të madh në formën e Tokës, dhe po i largojnë SHBA-të dhe Evropën nga njëra-tjetra.

RT shkruan se ky hulumtim i fundit është kryer nga studiuesit e Universitetit të Southampton dhe mund të sjellë ndryshime mbi kërkimin dhe reagimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Studimi i ri sugjeron që vargjet në mes të oqeanit që shënojnë dhe kufirin midis këtyre pllakave të mëdha tektonike, mund të luajë një rol shumë më domethënës sesa mendohej më parë, duke zgjeruar Oqeanin Atlantik me disa centimetra çdo vit ndërsa njëkohësisht zvogëlohet Oqeani Paqësor.

Studiuesit vendosën 39 sizmometra në fund të Atlantikut dhe monitoruan aktivitetin sizmik rreth globit për një periudhë prej një viti. Gjatë kësaj periudhe kërkimore, ata monitoruan rrjedhën ose transferimin e materialit midis mantelit të sipërm dhe të poshtëm nën koren e Tokës.

Vendndodhja e 39 sizmometrave

Duke përdorur teknikat më të fundit, ata arritën të merrnin imazhe të transferimit të materialit në thellësi deri në 660 kilometra nën sipërfaqe, imazhi i parë me shkallë kaq të gjerë dhe rezolucion të lartë të mantelit të Tokës në këtë rajon.

Vëzhgimet nënkuptojnë transferimin e materialit nga poshtë në mantelin e sipërm – qoftë i vazhdueshëm ose i ndërprerë .“, shpjegojnë studiuesit, duke shtuar se rrymat e konvekcionit në të gjithë mantelin mund të jenë më të përhapura dhe më të rëndësishme se mendohet më parë.

Me fjalë të tjera, vargjet e maleve në mes të oqeanit luajnë një rol aktiv, jo pasiv, në tektonikën e pllakave që formojnë botën tonë, megjithëse me një ritëm prej rreth 3.8 centimetrash në vit.

Kur pllakat tektonike përplasen, mund të pasojnë në tërmete, tsunami dhe shpërthime vullkanike.

Ka shtatë pllaka kryesore që përbëjnë 94% të sipërfaqes së Tokës dhe shumë pllaka më të vogla që përbëjnë 6% tjetër

“Ekziston një distancë në rritje midis Amerikës së Veriut dhe Evropës që nuk ka lidhje me dallimet politike ose filozofike.”– tha bashkëautori i studimit, Dr Nick Harmon.

Kërkime të mëtejshme në këtë fushë dhe mbledhja e të dhënave shtesë do të japë modele më të mira dhe sisteme paralajmëruese për katastrofat natyrore, dhe informim më të mirë të modeleve të ndryshimit të klimës që matin ngritjet e nivelit të detit. Kjo do të sillte potencialisht dhe rregullime në politikën publike në të dy anët e Atlantikut.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *