Presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka deklaruar se pas 14 shkurtit Albin Kurti do jetë kryeministri i ri i vendit.
Ajo ka shprehur mbështetjen e fortë për kreun e Vetëvendosjes, të cilit sipas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e parakohshme.
“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!” – shkruan Osmani në Facebook.