Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi akuza Ramës: Emrat për këshillin e RTSH-së u miratuan dy vite më parë në Komisionin e Medias, rrëzimi në Kuvend i paprecedentë


Albana Vokshi ka denoncuar mosvotimin në Kuvend të tre kandidaturave për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Vokshi shkruan kjo është një përpjekje e kryeministrit Rama për kapjen  e këtij institucioni. Po kështu demokratja thekson se është e paprecedentë që kandidaturat e miratuara më herët në Komisionin e Medias, siç ishin ato të Besnik Mustafait, Edmond Tullumanit e Helidon Halitit të rrëzohen në Kuvend.

Po kështu Vokshi shton se lajmet e shpërndarja nga zyra e propagandës së qeverisë janë të rreme e se Rama në largim, po bën çmos që të fusë në dorë edhe këshillin drejtues të RTSH-së.

“Në largim e sipër, Edi Rama po mundohet të bëjë atë që ka bërë pandërprerë gjatë gjithë pushtetit të tij 23 vjeçar, të marrë nën kontroll çdo institucion që mund të ushtrojë presion ndaj mediave dhe të përçajë opozitën.  Vakancat e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Edi Rama i përdori në mënyrë diabolike për ta uzurpuar atë dhe për të kompromentuar figurën e z. Besnik Mustafaj.

Loja e tij është mjerane. Lajmet e shpërndara nga zyra e propagandës së qeverisë kundër Besnik Mustafajt janë të rreme. Edi Rama vonoi qëllimshëm për 2 vjet kandidaturat e miratuara në unanimitet të plotë, në respekt të ligjit, në Komisionin e Medias, të cilin e drejtoja atëherë. Besnik Mustafaj dhe Edmond Tullumani u mbështetën nga PD, Heldon Halili u mbështet nga PS.

Pasi e vonoi votimin 2 vjet, Edi Rama rrëzoi kandidaturat, në një akt të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit. Asnjëherë më parë, nuk ka ndodhur që kandidaturat e miratuara në unanimitet në komision, të rrëzohen nga seanca plenare. Kjo ndodh vetëm me një si Edi Rama që, në fund të pushtetit të tij, të kapë edhe Këshillin Drejtues të RTSH. I trembur nga vendimi i shqiptarëve në 25 prill, bën të tilla lojra të pista. Ky akt, është vula e fundit e Edi Ramës kundër lirisë së medias.” – shkruan Vokshi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *