Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj komenton programin e PD-së: Do falimentojë shtetin


Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” komentoi programin e Partisë Demokratike të prezantuar dy ditë më parë.

Ahemtaj e cilësoi programin si falimentues për vendin.

Ai mori për shembull propozimin për rritjen e pensioneve që sipas tij do thellonte deficitin e skemës së pensioneve.

Falimenton vendi. E di ti çfarë ndodh me pensionet sot, janë 470milion dollarë deficit skema e pensioneve. Po nga furnizohet skema e pensioneve ? nga furnizohet ? Se aty ka dhe 2 ish ministra , dy ish zv.ministra që u vjen turp të thonë shifrat se e dinë shumë mirë që nuk qëndron dhe poshtë e lart e thonë që ça të themi ne tani , ne do themi ndonjë gjë. Se kështu thonë, nuk u përputhet 470milion dollarë është deficiti i skemës së pensioneve sot që financohet nga taksat. Financohet nga taksat e qytetarëve. Tani nëqoftëse ti e çon në 18% sigurimet shoqërore, ti ja rit të paktën 270 milion dollarë deficitin. Nga do financohet skema e pensioneve ? Do lënë qytetarët pa pensione ? Do lënë qytetarët pa pensione, ketë po. Po tu bie në dorë atyre ta garantoj unë që i lënë qytetarët pa pensione. Nuk diskutohet fare. Llogarinë e kanë bërë se do ta bëjmë dhe do përplasemi”-tha Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *