Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me taksën e sheshtë dhe oligarkët.
Basha ngre pyetjen “Me kë tallet akoma ky?” ndërsa bën akuza ndaj Ramës se ai i ka shërbyer vetëm vetes dhe miqve të tij gjatë këtyre 8 viteve në qeverisje.
“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.”– shkruan Basha.