Vendosni fjalën kyçe....

Franca mbyll kufijtë për ata që vijnë nga vendet jashtë BE-së, edhe për Shqipërinë


Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar kufizime të forta për shkak të pandemisë së Covid-19.

Siç shkruan BBC, duke nisur nga e diela të gjitha udhëtimet, përveç atyre thelbësore, nga jashtë BE-së do të ndalohen. Kjo përfshin edhe Shqipërinë e cila nuk është një vend anëtar i unionit.

Kërkesat e testimit pë rata që vijnë nga vendet brenda BE-së do të shtrëngohen gjithashtu.

Castex tha se policia do të rrisë zbatimin e një rrethimi policor në mbrëmje dhe rregullave të tjera tashmë të vendosura.

Kufizimet e reja do të prekin dhe Mbretërinë e Bashkuar, që tani nuk është më në BE, por ministri i saj i transportit sqaroi në “Twitter” se ndryshimi nuk do të ndikonte tek ata që transportojnë mallra në ose nga Britania.

“Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar se Franca do të mbyllë kufijtë e saj për të gjitha vendet jashtë BE nga e diela. Sidoqoftë, mund të konfirmoj që kjo NUK vlen për transportuesit, kështu që tregtia do të vazhdojë të rrjedhë normalisht.”- shkruante ai.

Të gjithë ata që shkojnë në Francë dhe janë nga vendet brenda BE-së tani do t’u duhet të paraqesin një test negativ – me përjashtim të punëtorëve ndërkufitarë. Ky rregull më parë zbatohej vetëm për ata që mbërrinin nga ajri ose nga deti, por jo ata që udhëtonin nga kufiri tokësor.

Përveç rregullave të reja të udhëtimit, kryeministri francez gjithashtu tha që qendrat e mëdha tregtare, jo-ushqimore do të mbyllen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *