Policia në Tiranë ka vënë në pranga një djalë të ri, i cili dyshohet se i ka vjedhur telefonin një qytetari, duke e kërcënuar atë me një pistoletë lodër.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete lodër i ka marrë telefonin shtetasit H. P.”– thotë policia.
Përveç pistoletës lodër, gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.