Milan ka arritur të fitojë ndaj Bolonjas në kampionat duke marrë tre pikë të rëndësishme për kreun e kampionatit.
Në sfidë u akorduan dy penallti por në të parën Ibrahimovic dështoi të shënonte por që këtë moment e shfrytëzoi Rebic i cili shënoi edhe golin e parë të takimit.
Në pjesën e dytë për Milanin u dha edhe një penallti tjetër por që këtë radhë nga pika e bardhë nuk do gabonte Kessie.
Golin e vetëm për Bolonjan e shënoi një ish-milanist, Andrea Poli i cili me të hyrë në lojë shfrytëzoi një pasim brenda zonës duke shënuar në portën e mbrojtur nga Donaruma.