Dy persona i kanë dhënë fund jetës në të njëjtën ditë në Sarandë.
Policia thotë se një 52-vjeçar është vetëhelmuar me fostoksinë.
“Rreth orës 12:55, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. B., 52 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fostoksinë.”- njofton policia.
Ndërkohë më herët, në malin e Sopikut është gjetur i vetëvarur në një pemë, një 24-vjeçar.
“Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.”– thotë policia e cila njofton se po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.