Vendosni fjalën kyçe....

Njërit prej tyre i bie për pak çaste maska nën hundë, familja me 20 anëtarë zbritet në tokë nga avioni në SHBA (Video)


Një familje prej 20 personash, duke përfshirë 10 fëmijë, u detyrua të largohej nga një fluturim i American Airlines pasi sipas kompanisë nuk e mbanin si duhet maskën, pretendon një anëtar i familjes, duke këmbëngulur se fytyra e tij ishte mbuluar korrekt ndërsa vetëm për pa çaste maska kishte rënë poshtë hundës.

Ndërsa hipi në një fluturim në Aeroportin Ndërkombëtar të Salt Lake City së bashku me 19 të afërm, Scott Wilson tha se atij iu kërkua të rregullonte maskën e tij pasi ajo i rrëshqiti nën hundë për pak çaste.

Megjithëse ai thotë se ai mori menjëherë masa përpara se të ulej, familja shpejt u thirr nga një agjent i kompanisë.

“Ai tha, që duhet të largoheshim nga aeroplani.” – tha Wilson për KSL të Salt Lake City.

Sipas Wilson, agjenti u largua për një kohë të shkurtër, por u kthye duke thënë se kapiteni i ekuipazhit të fluturimit këmbënguli që ata të largoheshin nga aeroplani.

E gjithë familja, e përbërë nga 10 të rritur dhe 10 fëmijë të moshës midis 3 dhe 13, u detyrua më pas të linte avionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *