Papa Françesku kërkoi falje të premten pasi qëndroi ulur gjatë auditorit për shkak të problemeve me nervin shiatik.
“Unë do të doja të flisja në këmbë, por shiatiku është një mysafir shqetësues. Kështu që unë kërkoj falje dhe do të flas ulur”- u tha 84-vjeçari njerëzve të mbledhur në takimin që shënonte hapjen e vitit gjyqësor të Selisë së Shenjtë, citon Daily Mail.
Papa argjentinas u detyrua të delegojë dy mesha të dielën dhe të hënën dhe të shtyjë përshëndetjen e Vitit të Ri të hënën, për ambasadorët në Selinë e Shenjtë. Kjo për shkak të një periudhe të keqe me nervin shiatik.
Ai gjithashtu anashkaloi meshat e Vitit të Ri në Bazilikën e Shën Pjetrit si rezultat i gjendjes kronike nervore që i shkakton dhimbje në ije dhe prej të cilës vesh këpucë ortopedike.