Vendosni fjalën kyçe....

Priten reshje intensive në Shkodër, parashikimi i IGJEUM-it për të dielën


Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar parashikimin e motit për mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme, ndërsa paralajmëron se mund të ketë nivele të larta të ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin e Bunës.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, “nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme.”

Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.

Igjeum thotë gjithashtu se nga intensiteti i lartë i reshjeve, mund të vërehen vërshime të shkurtra lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjera. Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 600m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 10 / 14 °C
  • në vendet e ulëta: 8 / 12 °C
  • në vendet malore: 2 / 8 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *