Vendosni fjalën kyçe....

“Programi i PD-së i falimentuar”-Teliti i përgjigjet Ahmetajt: Jemi pro rindërtimit dhe kundër abuzimit


Eksperti i ekonomisë i PD-së, Dorian Teliti i është përgjigjur Ministrit të Rindërtimit Arben Ahemtaj i cili komentoi ditën e sotme programin e Partisë Demokratike dhe e quajti falimentues.

Për taksën e sheshtë Teliti thotë se të punësuarit do paguajnë më pak ndërsa do ruhet fasha 30 mijë lekë.

Ndërsa Ahmetaj tha se PD-ja në programin e vet nuk kishte përfshirë rindërtimin, Teliti në reagimin e toj thotë se janë pro rindërtimit por kundra abuzimit.

“1.Me taksën e sheshtë 9% mbi pagat të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak sesa sot (13-23%), pasi ne do të ruajmë FASHEN EKZISTUESE të përjashtimit të 30mijë lekshit të parë.

Çdo biznes i madh me taksën e sheshtë 9% mbi fitimin do ketë më shume para për investime e hapje vendesh të reja pune (jo thjesht formalizime si këto 8 vite të zymta për ekonominë shqiptare).

2.Jemi PRO RINDERTIMIT, por KUNDRA ABUZIMIT, pasi një grusht njerëzish afër qeverisë po marrin pa garë çdo tender.

3.Ne do ti ulim ne 18% sigurimet shoqërore, do ulim edhe çmimi e karburantit, pasi paratë që sot i çoni për PPP e për mobilime zyrash, ne do t’i çojmë te biznesi i ndershëm i këtij vendi”-shkruan Teliti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *