Vendosni fjalën kyçe....

“S’jemi gati të hapim shkollat e çerdhet”- Merkel u kërkon gjermanëve të kenë durim


Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të kenë durim lidhur me masat izoluese për shkak të pandemisë.

Në një video të publikuar ditën e sotme, ajo ka deklaruar se Gjermania nuk është ende gati të hapë shkollat dhe çerdhet.

 “Ne nuk jemi ende gati që të rihapim çerdhet dhe shkollat. Por, nëse jemi më konsistent tani që të përmbahemi nga kontaktet dhe të mbajmë distancën, të respektojmë rregullat e higjienës dhe mbajtjes së maskës, kjo (rihapja) do të ndodhë më shpejt.”- tha kancelarja Merkel, citon REL.

Ajo shtoi se qeveria po bën gjithçka për të rihapur çerdhet dhe shkollat, por pavarësisht kësaj paralajmëron kundër “rrezikut të mutacioneve shumë ngjitëse të virusit”.

Aktualisht Gjermania po zbaton masa të rrepta izolimi, ku janë mbyllur kafenetë e restorantet, shumë dyqane dhe institucionet e sistemit arsimor që pritet që qëndrojnë ashtu deri në shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *