Vendosni fjalën kyçe....

Vidhen radarët në Aeroportin e Prishtinës, çfarë thotë Policia e Kosovës (Informacioni zyrtar)


Ditën e djeshme në Aeroportin e Prishtinës janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civilë të paketuar. Ky lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme në mediet në Kosovë dhe është konfirmuar më vonë dhe nga policia.

Pak më herët, Policia e Kosovës ka publikuar detaje shtesë mbi këtë vjedhje duke sqaruar se dërgesa e radarëve, ka ardhur nga një shtet evropian, për një kompani private në Kosovë.

Sipas policisë kjo dërgesë është dërguar gabim.

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS

Ashtu siç është raportuar sot përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, më 29.01.2021, nga njësitet e doganës është lajmëruar për një rast i cilësuar ‘vjedhje e rëndë’.

Me qëllim të njoftimit në mënyrë të drejtë të opinionit japim sqarimet shtesë lidhur me rastin: Më 30.12.2020, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga një shtet evropian, ka ardhur një dërgesë për një kompani private.

Kjo dërgesë e adresuar në Kosovë, ka rezultuar të jetë dërguar gabim, andaj bazuar në procedurat e parapara e njëjta ka mbetur e deponuar në CARGO.

Ndërsa tani, më 29.01.2021, policia është ftuar nga njësitet e doganës, për të hetuar rrethanat e mos pranisë së dërgesës, e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil, të cilat kanë qenë të paketuara e të cilat nuk gjendeshin në depo.

Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe në koordinim me prokurorin, kanë iniciuar rastin ‘vjedhje e rëndë’ të cilin janë duke e trajtuar dhe hetuar sipas kompetencave ligjore.

Policia e Kosovës të gjitha veprimet hetimore do t’i ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së rastit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *