Vritet me armë zjarri reperi amerikan Martell Derouen, i cili interpreton nën emrin e artit ‘Kardone’. Ai ishte vetëm 34 vjeç.
Sipas gazetës New York Post, reperi i cili është dhe kushëriri i këngëtares Beyonce, u gjet i pajetë të martën nga policia e San Anonios.
Kërkesa për një kontroll policor në banesën e Derouen, u bë nga një person i afërt i cili nuk kishte mundur të lidhej dot me reperin prej disa ditësh.
Sipas stacionit televiziv lokal KSAT, autoritetet kanë lëshuar një urdhër për arrestimin e Sasha Skare, 21 vjeçe, e cila u konfirmua si e dyshuara kryesore për vrasjen.
Skare publikoi një single të prodhuar nga Kardone në muajin Prill. Ajo ishte akuzuar dhe më parë për vrasjen e të dashurit të saj në vitin 2019 si dhe plagosjen e një tjetri, tregojnë të dhënat e gjykatës.