Vendosni fjalën kyçe....

Basha premton 30 mijë lekë në muaj për fëmijët deri 5 vjeç, ndihmë financiare edhe për çiftet e reja


Kreu i PD-së ka premtuar një ndihmë ekonomike mujore prej 30 mijë lekësh të vjetra për çdo fëmijë deri në moshën 5-vjeçare ndërsa tha se më 25 prill do fitojnë të rinjtë, familjet e fëmijët shqiptarë.

Ai ishte në familjen e një çifti të ri ku premtoi gjithashtu një ndihmë financiare nga qeveria për çiftet e reja që të blejnë shtëpi.

Basha tha se qeveria e re do mbulojë 100% shpenzimet e interesave të kredisë për 5000 çifte të reja çdo vit.

Po kështu ai pohoi se qeveria e re do ulë çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *