Një makinë është shkrumbuar në qendër të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Qemal Stafa’ ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia.
Shkaqet e djegies së makinës nuk dihen ende por paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike, megjithatë nuk përjashtohet dhe zjarrvënia e qëllimshme.