Një 60-vjeçar në Kavajë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe është dërguar me shpejtësi në spital.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Greth ku personi me iniciale T.K., ka rënë në kontakt me energjinë në banesë.
Ai është dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij nuk dihet.
Njoftimi
Kavajë/Informacion paraprak
Me datë 31.01.2021, në fshatin Greth, Kavajë, shtetasi T. K., 60 vjeç, në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.