Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme drejt bllokimit, ka 8 anëtarë nga 16 që duhen


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka probleme me plotësimin e stafit duke rrezikuar bllokimin.

Shkak për këtë janë bërë dorëheqjet e gjyqtarëve, shkarkimet e tyre nga vetingu dhe aplikimi i tyre për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Aktualisht vetëm 2 gjyqtarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate. Shkalla e parë e kësaj gjykate duhet të ketë 16 gjyqtarë ndërkohë që tani për tani ka vetëm 8.

Edhe pse KLGJ-ja është përpjekur ta zgjidhë ngërçin duke sjellë gjyqtarë nga rrethet, edhe kjo masë nuk po jep rezultat duke qenë se avokatët e të pandehurve e kundërshtojnë këtë gjë.

Sipas tyre, një gjykatës që nuk është pjesë e kësaj gjykate nuk mund të zhvillojë gjyqe në GJPKKKO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *