Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Bujar Memia.
Kërkesa e ILD-së do shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mesine shkurtit. Sipas ILD-së, prokurori në fjalë ka favorizuar lirimin nga burgu të të dënuarit Hekuran Billa, i cili u ekzekutua më 11 qershor 2020 në Tiranë.
Më hetë KLP-ja kishte rrëzuar kërkesën e ILD-së për marrjen e masave ndaj prokurores Elina Kombi, shkruan Shqiptarja.
Sipas institucionit në fjalë, Kombi kishte zbarritur hetimet ndaj Bilbil Hasanit mbi vjedhjen e një portofoli, ndërsa personi në fjalë u vetëvra në burg teksa priste të dilte në gjyq.