Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme ku një makinë ka përplasur një kalimtar në zonën e Misto Mames në Tiranë.
Autori ende i pa identifikuar që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja, ndërsa kalimtari i plagosur shtetasi me iniciale D.Gj 42 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën
“Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndngjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e mjetit”.