Media izraelite ka zbuluar se Serbia është përpjekur të pengojë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit e Kosovës.
Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e administratës Trump në shtator të vitit të shkuar.
Sipas Jerusalem Post, burime të presidentit Vuçiç, kanë bërë me dije se kreu i shtetit serb ka ofruar hapjen e ambasadës serbe në Jerusalem me kusht që Izraeli të mos e njohë Kosovën si të pavarur, duke mbajtur marrëdhënie në një nivel më të ulët.