Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik.
I riu me inicialet D.Gj., është përplasur me trafikndarësen në rrugën Milot-Thumanë në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Patokut’.
I riu është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës ku mësohet se nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.