Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i shpjegon bizneseve programin e PD-së: Është realist dhe fitojnë të gjithë shqiptarët


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar ditën e sotme takime me biznese të ndryshme në Tiranë për të shpjeguar edhe pjesë nga programi i politik i forcës që përfaqëson.

Tabaky thotë se me programin e PD-së do fitojnë shqiptarët dhe jo një grush i vogël shqiptarësh.

Programi ka qëllim të fitojë individi, të fitojë ekonomia. Nuk mundet të fitoje Edi Rama dhe Arben Ahmetaj dhe 5 veta që kanë mbrapa, duhet të fitojnë të gjithë shqiptarët”-u shpreh Tabaku, e cila iu përgjigj edhe një biznesi të madh që punësonte 50 njerëz, për lehtësitë që ofrohen.

Sipas Tabakut, programi është realist dhe i kërkoi qytetarëve dhe biznesit të votojnë për PD-në në 25 prill.

Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët.  Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh”-shpjegoi zonja Tabaku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *