Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 36-vjeçari që dyshohet se dhunoi gjyshen në Divjakë


Arrestohet 36-vjeçari Saimir Meçani, i cili akuzohet për dhunimin e gjyshes së tij në Divjakë.

Ngjarja e rëndë në fshatin Grabian të Divjakës, ku një 89-vjeçare është dhunuar fizikisht nga nipi i saj ndërsa akuzohet edhe se ka abuzuar seksualisht me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur’.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *