Dritan Dajti i cili u prek pak ditë më parë nga COVID-19 është transportuar nga spitali i Burgut drejt Infektivit. Si pasojë forca të shumta policie kanë blinduar QSUT-në dhe Spitalin Infektiv, ku më herët ishte dërguar dhe i burgosuri tjetër, Emiljano Shullazi.
Mësohet se Dajti është dërguar në QSUT për të bërë një skaner, ndërsa nuk ka ende informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Kujtojmë se Dritan Dajti ka patur edhe më parë problem shëndetësore pasi nëntorin e kaluar u operua për gurë në veshka ndërsa një vit më parë ka marrë mjekim edhe në një klinikë dentare.