Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi në Fier/ Vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë një atentat në vitin 2016


Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit Shkëlzen Kastratit në Fier.

42 vjeçari është banor i Fierit dhe emër i njohur për qytetarët, por edhe për shërbimet e policisë, megjithatëse nuk ka të dhëna zyrtare ende nëse ka precedent penal. Vëllait të tij Kelmend Kastratit i kanë bërë një atentat pesë vjet më parë, në janar të 2016-ës.

Sipas “ABC News”, Shkëlzen Kastrati është qëlluar nga një vrasës profesionist. Makina me të cilën Kastrati udhëtonte rezulton e regjistruar në emër të një personi tjetër. Nga kjo dyshohet se autorët kanë patur dijeni për lëvizjet e tij.

Kastrati është qëlluar pak metra më tej dhe më pas ka lëvizur i plagosur, ku edhe është përplasur dhe me një mjet rastësor.

Pas ngjarjes, autori është larguar me një makinë tip “Range Rover”, e cila u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit.

Atentati i të vëllait

Vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë një atentat në janar të vitit 2016. Në këtë atentat mbeti i vdekur Denis Kasaj, ndërsa u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti.

Në atë kohë, policia arrestoi edhe një agjent të SHISH-it pasi dyshohet se ai siguronte të dhëna mbi lëvizjet e Kelmend Kastratit duke çuar në kryerjen e atentatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *