Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheq, ku i riu është qëlluar brenda makinës së tij afër tregut të qytetit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur ‘Ura e Sheqit’, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip ‘Benz’. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip ‘Range Rover’, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur ‘Mbikalimi i Baltzës’.”– njofton policia.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.Ndërkohë pak minuta pas ngjarjes, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Daullas të Fierit dhe dyshohet se është mjeti i përdorur nga autori/autorët.