Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka reaguar për herë të parë, pasd humbjes së bashkëshortit Artan Asllani në moshën 45-vjeçare.
Margariti shprehet se askush nuk mund të jetë gati asnjëherë për të shkruar për lajme të tilla, ndërsa falenderon miqtë dhe të njohurit që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira.
“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.
Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.
Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!
Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”– shprehet ministrja.
Kujtojmë se bashkëshorti i ministres, Artan Asllani ndërroi jetë në moshën 49 vjecare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ata kanë sëbashku një vajzë.
Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa Asllani ka pasur një biznes dekoresh.