Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Ardian Doçi masën e ‘detyrim paraqitje’ duke pranuar kërkesën e avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij, lidhur me akuzat për zhdukjen e Jan Prengës ngjarje e ndodhur më 17 janar 2020 në Kamëz.
Ardian Doçi, u vetëdorëzua në polici një ditë pasi Operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi pasuritë në Shkodër.
Ai është i dyshuar si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020.
Ai u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.
Ardian Doçi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen kriminale.
I arrestuari është i afërt i Gentian Doçit, të akuzuar nga prokuroria si një nga urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.
Jan Prenga u rrëmbye më datë 17 janar dhe u godit ndërkohë që po çohej në kompleksin “Golden” sipas policisë. Gjatë asaj dite autorët e nxorën atë të vdekur nga kompleksi duke e futur në qese të zeza për ta groposur diku.
Të arrestuar të tjerë për këtë ngjarje të rëndë janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.