Mijëra izraelitë janë mbledhur në Jeruzalem për të marrë pjesë në varrimin e një rabini të lartë, në kundërshtim me rregullat e vendosura për koronavirusin.
Siç shkruan BBC, Rabini Meshulam Dovid Soloveitchik (99 vjeç), vdiq të dielën pasi kishte qenë prej muajsh i sëmurë pas infektimit me Covid-19.
Vendi aktualisht është nën një bllokim të tretë kombëtar, por pavarësisht kësaj policia nuk ndërhyri për të shpërndarë turmën.
Pas këtyre pamjeve që shikoni në këto foto, zëvendës kryeministri Benny Gantz reagoi i irrituar:
“Miliona familje dhe fëmijë janë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe i përmbahen rregullave ndërsa, mijëra grumbullohen për funeralin, shumica prej tyre edhe pa maska.”– shkroi Gantz në Twitter.
“Ne nuk do të pajtohemi me vazhdimin e një bllokimi të rremë joefektiv. Ose të gjithë janë të mbyllur – ose të gjithë hapen. Ditët e kënaqësisë kanë mbaruar.”
“Ne nuk do të pajtohemi me vazhdimin e një bllokimi të rremë joefektiv. Ose të gjithë të jenë të mbyllur – ose të gjithë të hapen. Ditët e kënaqësisë kanë mbaruar.”– shtoi ai.
Marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit në pushtet në Izraeli, kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe centristit Gantz, janë përkeqësuar muajin e kaluar.
Ata dhe partitë e tyre tani do të përballen me zgjedhje të parakohshme që do mbahen në Mars – të katërtat në dy vjet. Izraelitët ultra-ortodoksë, ose Haredim siç quhen ndryshe, përbëjnë një pjesë kryesore të bazës së votimit të kryeministrin Netanyahu, kështu që standardi i dyfishtë i perceptuar për zbatimin e bllokimit është bërë një çështje e madhe politike.