Vendosni fjalën kyçe....

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen reciproke


Sot Kosova dhe Izraeli, kanë zyrtarizuar njohjen reciproke sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një ceremonie të mbajtur në mënyrë virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Zotimi i Izrealit për njohjen e Kosovës u bë në fillimshtatorin e vitit të kaluar, në kuadër të marrëveshjes së arrirë në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

E pas ceremonisë virtuale, kanë nisur festimet. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka trokitur gotat me këshilltarin e Vjosa Osmanit Faton Peci, pavarësisht dallimeve që kanë me njëri-tjetrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *