Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë ditën e sotme masat e dënimit për pjesëtarët e “Grupit Avdylaj” lidhur me një nga fraksionet e dosjes 339.
Gjykata dha 125.2 vite burg për 17 pjesëtarët të grupit që u kapën si të lidhur me laboratorin e drogës në Has në vitin 2018.
Avdylaj janë kapur në përgjime edhe për ndikim në votat e vitit 2017 në qarkun e Durrësit.
Dënimet:
Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj (Burg)
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vjet
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite