Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa fshatra të Krujës.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore dhe disa banesa.
Si pasojë e pranisë së ujit, përmbytje janë shënuar edhe në fshatrat Murqinë, Mallkuç, ku disa banesa janë në ujë, dhe bllokuar disa rrugë nga niveli i lartë i ujit.