Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon përfaqësinë e shoqatës “Antipatrea”: U njoha me masakrën urbane që po i bëhet Beratit


Presidenti Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme një përfaqësi nga shoqata “Antipatrea: me të cilët është njohur dhe nga ndarë shqetësime lidhur me qytetin e Beratit.

Meta thotë se përfaqësia e njohu me shqetësimet se qyteti po dëmtohet nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe projektet e pakonsultuara me komunitetin.

Nga Mangalemi e Gorica dhe deri lart në kala, Berati i një mbi një dritareve, simbolizon një qendër të jashtëzakonshme të qytetërimit dhe civilizimit tonë, me një trashëgimi të pasur historike e kulturore, që duhet mbrojtur dhe promovuar më së miri.

Për të diskutuar lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave, prita sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi të Shoqatës “Antipatrea”, me një kontribut të madh për përfshirjen e Beratit në UNESCO.

Më njohën me shqetësimet e drejta se, ky qytet me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, po dëmtohet nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe projektet e nxituara urbane, të pakonsultuara me komunitetin dhe që e kanë detyruar këtë shoqatë të nderuar, t’i drejtohet UNESCO-s”-shkruan Meta.

Shoqata bëri këkresë që në këtë qytet të ndërtohet një pallat sporti si dhe ngritën shqetësimin për maskarën urbane me dëmtimin e lagjeve karakteristike.

Nga drejtuesi i “Antipatrea”-s, arkitekti i njohur beratas, z.Pavllo Shkarpa m’u ngrit shqetësimi mbi masakrën urbane, që po ndodh në Berat, me dëmtimin e shumë lagjeve karakteristike të qytetit. Tepër i vlefshëm edhe propozimi i tij për ndërtimin e një Pallati Sporti, për të rinjtë e rejat e këtij qyteti, që nuk kanë ende sot një qendër ku të ushtrojnë pasionet e tyre.

Ndërsa inxhinieri i mirënjohur, z.Xhevahir Ngjeqari, më bëri prezent faktin e mosmarrjes në konsideratë nga Qeveria dhe pushteti vendor të sistemimit të lumit Osum, mbështetur mbi vlerësimet e akademikëve më të shquar të vendit, si dhe të mungesës së investimeve për shumë projekte rrugore, me rëndësi strategjike.

I mbajta shënim të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet e të pranishmëve, si dhe i garantova se jo vetëm ata, por i gjithë komuniteti i dashur i Beratit, do të më ketë në krah, për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të mira të këtij qyteti.

Do të bëj çdo përpjekje, që në bashkëpunim me komunitetin dhe UNESCO-n, t’i japim me shumë dashuri Beratit shkëlqimin e merituar, për të moslejuar shpopullimin e tij dhe për t’i dhënë impulse të reja zhvillimi, si një qendër me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë dhe turizmin-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *